18 Mars, 2022

“Mund të jetë fëmija i vetëm ky”/ Dj Sardi flet për herë të parë pasi u bë baba: E lashë djalin 11 ditësh dhe…


Sardi Shehu dhe parnterja e tij Jonisa Sinorukaj, janë bërë prindër të një djali dy muaj më parë. Së fundmi, Dj i njohur ka folur rreth emocioneve të para kur mori në krahë djalin e tij, Zais Denzel Shehu, dhe distancimin nga ai 11 ditë pasi kishte lindur.

 

 Duke folur për “Shqipëria Live”, Dj Sardi shprehu se 11 ditë pasi erdhi në jetë djali i tij, ai është larguar nga vendi drejt Australisë, ku do të mbante një koncert në një skenë të madhe. Ai ka falendëruar bashkëshorten e tij, të cilën ai e quan “mamaja e djalit”, për mbështetjen që i ka dhënë në punën e tij si Dj.

“Një emocion që se kam provuar asnjëherë. Deri në atë moment nuk po kuptoja gjë, por kur e mora në krahë mu shemb çdo gjë, edhe tashi më dridhet zëri. Më mungoi shumë dhe dua të falenderoj  mamanë e djalit që më la të ikja në një moment shumë të vështirë. Unë e lashë djalin 11 ditësh-12 ditësh, dhe ika një muaj larg. Ishte një… mamaja e djalit më ka mbështetur shumë sepse ishte një mundësi shumë e rëndëshishme.”, tha Dj Sardi.

I pyetur se pse i referohet bashkëshortes së tij si “mamaja e djalit”, Dj Sardi tha se kjo është një mënyrë për ta thirrur në përkëdheli.

Ndër të tjera ai foli edhe për planet për fëmijë, ku tha se në fak ky mund të jetë djali i vetëm që ai do të ketë.

Biseda:

Pyetje: Pse e quan mamaja e djalit?

DJ Sardi: Bashkëshortja, nusja… Tani unë e thërras “mama” me përkëdheli.

Pyetje: Ke dëshirë për fëmijë të tjerë?

DJ Sardi: Të them të drejtën, mund të jetë djali i vetëm ky. Ose me qejf kam edhe për një, por për më vonë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al