14 Dhjetor, 2020

“Nuk kishim lodra se ishim të varfër…”- Si rrallëherë, Aleks Seitaj rrëfehet për fëmijërinë e tij të vështirë


Aleks Seitaj ka arritur që të fitojë zemrat e shumë njerëzve si aktor humori.

aleks seitaj (2)

Ditën e djeshme, ai ishte i ftuar tek “Dream Team” në “E Diell”, ku si rrallëherë është rrëfyer për fëmijërinë e tij.

aleks seitaj (7)

Aktori tregoi se familja e tij nuk mund t’i blinte lodra dhe gjëja e vetme me të cilën argëtohej, ishte një shall i mamasë së tij.

aleks seitaj (5)

Mbaj mend që në fëmijërinë time kam qenë një fëmijë i vetmuar dhe kisha një shall.

Nuk kisha lodra se ishim të varfër dhe atë shallin e përdorja si makinë, si tapet fluturues, si mantel, bëhesha mbret…

aleks seitaj (3)

Dhe që nga ajo kohë vetëm me atë shallin që na gjendej ne, kam përshtypjen që na u zhvillua imagjinata dhe kam përshtypjen që influencoi edhe në profesionin që unë kam sot.

aleks seitaj (4)

E kam atë shallin akoma. Ishte shalli i mamasë time, sepse janë disa gjëra të pajës së mamasë përfshirë dhe robdeshambërin që kam në skeçe që janë për muze.

Pavarësisht se babin e dua shumë, më duhet të them se luaja me mamin më shumë. Zakonisht bënim lojëra ‘mos u nxeh’, por mbaj mend që kemi parë shumë filma me mamanë”,- rrëfeu Aleksi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al