24 Maj, 2022

Nuk kishte konfirmuar ende ndarjen nga e fejuara, këngëtari i njohur shfaqet në momente intime me modelen


Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ish-anëtari i grupit ‘One Direction’ dhe modelja vendosën të ndanin rrugët e tyre muajin e kaluar pasi më parë u ndanë në qershor 2021 dhe rinisën romancën e tyre dy muaj më vonë. Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit me krahët e tij të mbështjellë rreth modeles amerikane Aliana Mawla u shfaqën në një llogari të fansave në Instagram.

Aliana, e cila ka 300,000 ndjekës në Instagram, u shfaq në videon muzikore të Liam në vitin 2018 për bashkëpunimin e tij me J.Balvin, ‘Familiar’, Aliana postoi disa foto romantike të çiftit së bashku. Ajo po ashtu postoi një foto duke mbajtur duart së bashku.

Një burim i tha MailOnline: “Liam dhe Maya nuk janë më bashkë dhe u ndanë përgjithmonë më shumë se një muaj më parë. Komentet e Maya që i referohen Liamit si të fejuarin e saj janë të pavërteta”. Pasi u shfaqën fotot, ajo shkroi: “I dua shumë fansat, por ju lutem mos më dërgoni këto foto të të fejuarit me një grua tjetër.

Një përfaqësues i Liamit konfirmoi se ai dhe Maya janë ndarë, ndërsa ajo nuk ka komentuar ende. Në një intervistë me ‘People’, Liam kohët e fundit pranoi se çifti kaloi shumë sfida në izolim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al