Me rastin e dy mujorit të vajzës së saj, Atarës, Orinda Huta publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe të së bijës. Moderatorja e kishte shtrirë Atarën pranë qenit që ka në shtëpi.
“Gëzuar dy mujorin, jetë”, shkroi këngëtarja krahas postimit.
Mirëpo, këto pamje nuk i kanë pëlqyer disa fansave, të cilët i dërguan mesazhe nga më të ndryshmet në “inbox” Hutës, ku e kritikonin për faktin se e linte vajzën pranë një qeni.
E lodhur nga këto komente, Orinda vendosi të reagojë publikisht, për t’i kthyer përgjigje një herë e mirë të gjithëve që e kishin problem qenin.
Ajo publikoi në Instastory një mesazh që i kishte dërguar një ndjekëse, ku i shkruante: “Pash Zotin o Orinda, mos e lër atë qenin t’i afrohet vajzës moj”.
Ndërkohë, përgjigja e Orindës ishte: “Mos më shkruani më të tilla mesazhe… nuk lodhem së bëri block”.
Orinda ka reaguar edhe herë të tjera pas kritikave për mëmësinë. Pak kohë më parë, ajo iu përgjigj të gjitha grave që e kritikuan pse e ushqente Atarën edhe me qumësht gjiri, edhe me formulë.
Ajo shpjegoi se do mundohet ta ushqejë me qumësht gjiri të bijën deri në fund, por për shkak të një problemi shëndetësor, iu desh të merrte antibiotikë e në këtë gjendje Atara nuk mund të konsumont qumështin e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al