Këngëtari i njohur Robert Berisha, ka reaguar në Instagramin e tij lidhur me disa video të bëra virale në “TikTok” teksa ka qenë duke kërcyer në dasmën e dy-ish banorëve të Big Brother, Adrit dhe Ilirianës.
Roberti duket i revoltuar pasi i janë shpërndarë vazhdimisht video teksa po kërcente, sidomos me ish-banoren e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Malokun.
Në një postim në “InstaStory”, ai shkrua se tashmë nuk u ka mbetur as të kërcejnë dhe as të bëjnë atmosferë pasi menjëherë bëhen viral.
“Qenka ndezur TikToku. Nuk na ka mbetur as të kërcejmë dhe as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se menjëherë të bëjnë virale shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë asnjë kompleks, të gjithë ata që kanë qenë aty janë kënaqur, dhe për ju që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndjen”, u shpreh ai.
Më tutje artisti theksoi: “Në emër të kompanisë time “ndezim ndeja e ahengje” ju kërkoj falje të gjithë ju që nuk keni qenë mbrëmë aty për t’u kënaqur si ne”.
Në postim, ai etiketoi edhe të dashurën e tij Ana Skrel, duke i thënë se në raste të tjera do të jenë së bashku pasi nuk rri dot pa kërcyer.
“Në dasmën tjetër do të vish me mua pasi unë pa kërcyer nuk mundem,” përfundon Roberti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al