4 Mars, 2022

“Nuk njihesh më, boll me filtra!”/ Fansat shpërthejnë në fotot e fundit të Khloé Kardashian


Khloé Kardashian i habiti edhe një herë fansat e saj me paraqitjen e fundit në një drekë me mamanë e saj Kris Jenner dhe Martha Stewart.

37-vjeçarja postoi disa foto në Instagram dhe një lumë komentesh e akuzuan se fytyra e saj dukej shumë e modifikuar apo edhe e ndryshuar nga ndërhyrjet kirurgjikale. “Më mungon se si dukej Khloe. Është e trishtueshme ajo që shoqëria jonë u bën grave,” shkroi një person. “Modifikimet e fytyrës janë kaq të këqija,” komentoi një tjetër. “Ju lutemi ndaloni së përdoruri filtrat lol. E bukur, por shumë foto e blerë!!”-shkroi një tjetër komentues.

Megjithatë, Khloe nuk ishte e vetmja që u kritikua. “Nuk mund të njohësh asnjërë prej tyre. Kush janë këto?” komentoi një person , duke vënë në dukje pamjen po aq rinore të Jenner dhe Stewart. “Është me të vërtetë mjaft e vështirë të vendosësh se kush ka bërë më shumë ndërhyrje, në fytyrën e tyre…”, shkroi një tjetër kritik.

Khloe është akuzuar shpesh për editimin e fotove të saj, madje ajo pranoi se kishte përdorur aplikacione për pastrimin e poreve në vitin 2016.  “Kush nuk e do një filtër të mirë? Ndonjëherë ju jeni duke kaluar një ditë të keqe, “i tha ajo People në atë kohë.

Khloe dhe Kriss drekuan me Stewart përpara premierës së serialit të ri të familjes së tyre “Hulu”.

“Mamaja ime më befasoi dhe hëngrëm drekë me ikonën, vetë mbretëreshën, @marthastewart48”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram. “Mbretëresha Marta ka qenë gjithmonë dikush që e kam adhuruar. Ajo është ambicioze, e motivuar, e sjellshme, qesharake!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al