Banorja e BBV, Anisa Veseli është shprehur së fundmi se ka pëlqim për Drilon Ramën, këtë e ka ndarë për herë të parë me njërën nga konkurrentet, Lejlën.
“Shumë po më pëlqen Driloni si djalë,” u shpreh ajo.
Mirëpo mbrëmjen e kaluar (26 nëntor) ajo ka vendosur që t’ja thotë këtë edhe vetë Drilonit. Ajo ka i ka rrëfyer se ka një pëlqim të vërtetë ndaj tij dhe nuk po e përdor për lojë.
“Nuk dua të krijoj tani lidhje, nuk dua ta bëj puthjen si të tjerët për lojë. Kam familje, kam babanë, nënën, motrën dhe vëllanë që më shohin. Nëse do mund të njihemi jashtë”, tha Anisa.
Mirëpo i hutuar nga deklarata e saj, Driloni e refuzoi banoren me mirësjellje duke i thënë se nuk është i fokusuar tek femrat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al