27 Maj, 2023

“Nuk po mendoja për t’u lidhur, por Tolga ma prishi mendjen”/ Almeda Abazi tregon si nisi historia e saj e dashurisë me aktorin e njohur turk: Është munduar shumë…


Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ka folur së fundmi për historinë e sajtë njohjes me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman me të cilin sot ndan dy fëmijë. 

Moderatorja tregoi se ata patën një pëlqim të menjëhershëm ndaj njëri tjetrit, teksa ishin njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët.

Mirëpo duket se për Tolgën nuk paska qenë e lehtë t’ia marri zemrën Almedës, pasi kjo e fundit ishte tepër e fokusuar në karrierë.

“Kishim të dy të njëjtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam pasur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen!”- u shpreh Almeda teksa ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al