3 Maj, 2021

“Nuk shkojmë për të konkurruar për gjuhë të huaja”- Pasi videoja u bë virale, Anxhela Peristeri i përgjigjet të gjithë kritikuesve për mënyrën si foli anglisht


Anxhela Peristeri po përgatitet për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion” këtë vit me këngën “Karma”.

anxhela peristeri (2)

Këngëtarja do të ngjitet në skenë natën e dytë, më 20 maj, dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.

anxhela peristeri (1)

Anxhela zbuloi ditën e djeshme tek “E Diell” se do të ngjitet e vetme në skenë dhe nuk do të ketë një trupë baleti që do ta shoqërojë gjatë kohës që këndon.

anxhela peristeri3

Mirëpo, gjatë një interviste virtuale, në të cilën Peristeri po tregonte se si e kishte kaluar mbylljen nga pandemia, këngëtarja u bllokua dhe nuk po gjente si ta përcaktonte në gjuhën angleze një fjalë.

anxhela peristeri2

Si gjithmonë, nga 30 minuta intervistë, morën një moment që unë nuk po gjeja fjalën në anglisht. Sigurisht se në shtëpi nuk flas ‘How are you?’ me mamin dhe babin. Dhe duke qenë se kam dhë shumë gjuhë të tjera në mendjen time, sepse flas pesë gjuhë të huaja.

anxhela peristeri (9)

Për momentin nuk po e gjeja fjalën dhe doja t’i thoja William-it ‘tak-fak’, siç e kemi ne dhe s’po më vinte fjala dhe ia këputa një ‘xh’.

anxhela peristeri (5)

Megjithatë nuk ishte për t’u bërë aq e madhe se nuk e kam parë vetëm tek unë, e kam parë edhe tek këngëtare të tjera që kanë shkuar para meje. Ne nuk shkojmë në ‘Eurovizion’ që të konkurrojmë për gjuhë të huaja, shkojmë për të kënduar.

anxhela peristeri (2)

Mendoj që të gjitha këngëtaret që kanë shkuar kanë kënduar shumë mirë, kështu që kjo është ajo që na intereson më shumë, që të këndojmë bukur. Pastaj për gjuhët e huaja, jua kemi lënë juve që t’i flisni më bukur se unë”,- u shpreh artistja.

anxhela peristeri (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al