Egla nga Poliçani ka qenë një prej telefonueseve në emisionin “Aldo Morning Show”. Ajo i ka kërkuar fillimisht drejtuesit të emisionit, Aldos ta pajtojë me ish-burrin e saj, ndërkohë që tregoi se ka qenë disa herë në Klan për ta takuar.
32-vjeçarja këmbënguli për një takim privat me drejtuesin e emisionit duke e “siguruar” përmes telefonit se nuk do ti bëjë gjë.
“Unë jam Egla nga Poliçani. Dua të më ndihmosh. Unë të kam marrë 7 herë në telefon vetëm këtë javë. Nese s’më mban mend ti, të mbaj unë. Të mora se dua tmë pajtosh me ish-burrin tim, ai do të pajtohet me mua por nuk e lë familja. Burri im është 27 vjeç dhe unë jam 32. Ai donte vetë, më thoshte dashuria nuk njeh moshë. Unë dua të takoj privatisht ty, kam ardhur tek Klani por nuk më kanë lënë rojet të futem. Nuk të bëj gjë të betohem, për Zotin. Unë nuk godas njeri”, tha Egla.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al