10 Mars, 2022

“Nuk thashë është plagjiaturë”Rudina Dembacaj sqaron për herë të parë deklaratën thumbuese për Einxhel


Gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother”, Einxhel Shkira mori nga produksioni një surprizë mjaft të veçantë lidhur me një dëshirë që ajo kishte shprehur prej kohësh.

Einxhekl ka treguar se ëndrra e saj më e madhe është ngritja e një fondacione për të ndihmuar vajzat që të shkollohen dhe të jenë të pavarura.

Fondacioni “Dritan Hoxha” i dha mundësinë që të moderojë një program televizi ku përmes tij do t’i ndihmojë të gjitha këto vajza.

Por, pas kësaj surprize ka reaguar menjëherë edhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj e cila prej një viti ka marrë një nismë të ngjashme, por ka vendosur të mos i transmetojë pamjet duke mos e bërë shumë publike.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, shkroi ajo, krahas një video të publikuar më 8 tetor.

Këtë thumbim drejt Einxhelit e ka sqaruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”.

Rudina Dembacaj: Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj.

Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në Instagram. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme-ka thënë ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al