9 Dhjetor, 2019

“Nuk toleroj askënd…”, i ngel hatri për pikët e dhëna, Ardit Çuni tregon mesazhin që i dërgoi Eneda Tarifës


Tashmë ‘Kënga Magjike’ ka mbaruar dhe në pah kanë dalë edhe hatërmbetjet e kolegëve midis tyre për pikët që kanë dhënë e kanë marrë.

Ndër ta është edhe këngëtari Ardit Çuni i cili duket se ka mbetur i zhgënjyer nga mikja dhe kolegia e tij prej vitesh, Eneda Tarifa e cila e ka vlerësuar këngën e tij me zero pikë.

I ftuar në ‘ThumbOn’ ai tregoi se me Enedën kanë miqësi prej kohësh dhe kjo ishte edhe arsyeja që u lëndua më shumë.

Ai gjithashtu ka zbuluar edhe mesazhin që i dërgoi fitueses së ‘Kënga Magjike’ dhe përgjigjen e saj.

“Une dhe Eneda jemi miq prej kohësh prandaj më dhembi. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja. Mbrëmë po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua”, tregoi Arditi.

Ndërsa mesazhi që i kishte kthyer Eneda ishte: “Meqe ke vendos ta bësh publike, bëje publike në të kundërt mesazhin do ja çoj Florit”.

“I thashë mos u shqetëso sepse mesazhin ia kam derguar vet Florit”, tregoi Arditi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al