4 Prill, 2022

Nuk u shfaq në “Oscars”, Presidenti Zelensky do të marrë pjesë në “Grammy“ përmes një videoje të regjistruar nga një bunkier në Kiev


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shfaqet në ceremoninë e 64-të të çmimeve Grammy për të mbajtur një fjalim të regjistruar paraprakisht në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në vendin e tij.

Lajmi është konfrimuar nga një burim i brendshëm për Variety . Presidenti Zelenskyy e ka xhiruar videon brenda 48 orëve të fundit në një bunker në Kiev. Videoja do të prezantojë performancën e John Legend rreth dy orë pas shfaqjes.

Përpara transmetimit televiziv të Grammy 2022 , ishte e paqartë nëse Zelenskyy do të shfaqej ose jo përmes videoje të regjistruar paraprakisht. Megjithëse u përfol, Zelenskyy nuk u shfaq një javë më parë gjatë Oscars 2022.
Ideja që Zelenskyy të paraqitet në Oscar u shfaq për herë të parë nga bashkë-prezantuesja Amy Schumer gjatë një interviste në “The Dreë Barrymore Shoë”. Schumer tha se ajo i bëri thirrje producentëve të ceremonisë për të përfshirë Zelenskyy.
Bashkëproducenti i Oscars ëill Packer tha në një konferencë për shtyp para Oscars se një paraqitje e Zelenskyy nuk ishte ende jashtë diskutimit, por presidenti ukrainas nuk u paraqit gjatë ceremonisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al