9 Mars, 2022

“Nuk ulen çmimet duke bërë buzët apo me klikime në instagram”- Aktori i njohur proteston kundër rritjes së çmimit të naftës: Kjo duhet të fillojë sot, por s’duhet të mbarojë këtu


Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimit të naftës. Para kryeministrisë ai i ka bërë thirrje të rinjve që të mos rrinë në kafe apo në instagram, por të dalin të protestojnë.

flori binaj

Sipas aktorit, nëse shqiptarët bashkohen ashtu sic rrëzuan diktaturën, ashtu edhe mund të ulin çmimin e naftës. Protesta u shpreh ai, fillon sot, por nuk duhet të përfundojë.

“Ti tregojmë qytetarëve që nuk ulen çmimet duke qëndruar në kafe, nuk ulen çmimet duke bërë buzët dhe duke blerë klikime në instagram. I them të rinjve që nuk është instagrami atdheu juaj, prandaj ju them hejdeni këtu bashkë me ne.

Të gjithë ata që kanë ardhur këtu mund të përballojnë atë çmim, por kanë ardhur edhe për ata që nuk e përballojnë

Shqiptarët kur u ngritën rrëzuan edhe diktaturën. Kështu që shqiptarët mund të ulin taksat nëse bashkohen. Kjo duhet të fillojë sot, por nuk duhet të mbarojë këtu. Ndërkohë që ne protestojmë”, u shpreh aktori.

Florian Binaj shpalosi një pankartë ku ironizonte edhe Bashën, i cili thotë se “nuk kam humbur asnjë beteje”, edhe Ramën, i cili thotë “nuk kam rritur asnjë takse”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al