Këngëtarja Sheila Haxhiraj është përfolur jo pak në mediat rozë për jetën e saj personale.
Pas daljes nga “Big Brother Vip”, ajo u komentua për një romancë me ish-banorin Kledi Hysa, por më pas u sqarua se mes tyre kishte vetëm miqësi dhe një bashkëpunim për videoklipin e Sheilës.
Më pas ajo u komentua për historinë që fshihet pas këngës së saj të fundit dhe që bëri goxha bujë në media për shkak të pozave sensuale të saj me një vajzë. Dhe më pas me një intervistë ku Sheila u shpreh se kjo këngë është bazuar në një histori të vërtetë të sajën, e cila u dyshua se është një histori romantike.
Por, në fakt jo. Artistja tha se kënga i dedikohet një shoqeje që ka ndërruar jetë për shkak të leuçemisë dhe që ka qenë si motër për të.
Së fundmi Sheila ka marrë një “propozim” publik nga qyteti i Dibrës. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instgram, dikush shkruan:
“A të jep mami në Dibër?”
Këngëtëtarja e ka publikuar shkrimin e ndjeksit, duke pyetur të ëmën, Diana Haxhiraj, për përgjigjen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al