Dasma është ndër ngjarjet më të rëndësishme për këdo. Pikërisht në atë ditë kurorëzohet zyrtarisht e shoqëruar me një festë dashuria e një çifti, prandaj edhe duhet të jetë e përsosur kjo ditë, por jo të gjithë e arrijnë atë përsosmëri.
Një gjë e tillë, e keqe pak para dasmës i ndodhi edhe nuses së ardhshme Jaclyn Summer, e cila vetëm 10 ditë para kurorëzimit e theu krahun kur ra nga shkallët në shtëpi. Kështu, Summer u pikëllua jashtëzakonisht, çka edhe mendoi ta shtyjë dasmën, por ishte e pamundur, sepse më ishin bërë të gjitha përgatitjet dhe ishin shpërndarë ftesat.
Mirëpo, burri i ardhshëm i saj, Jonathan i bëri një surprizë shumë të këndshme asaj në këtë ditë të madhe për të dy, duke e bërë Summer të mos e ndjej veten të veçantë në mes të mysafirëve sa i përket krahut.
Kështu, shoqëruesit e nuses dhe të dhëndrit me kërkesën e tij erdhën të gjithë me dorën e majtë të mbështjellë sikur ishte e thyer. Nusja Summer u gëzua jashtëzakonisht për surprizën e burrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al