16 Mars, 2024

“Nxjerr papastërtitë jashtë trupit!”- Keni shtuar disa kilogramë dhe beli juaj nuk duket mire? Provoni këtë pije të shëndetshme me kumbulla të thata


Sa herë që shikojmë se beli jonë ka dhjam të tepërt shpesh fajin ua lëmë zorrëve dembele, të cilat pengojnë djegien e yndyrës dhe eliminimin e papastërtive nga organizmi. Nutricionistët konstatojnë që ekziston zgjidhja, madje shumë e thjeshtë.

Përgjigjja qëndron te kokteji i shëndetshëm me kumbulla të thata, të cilin do të duhej ta konsumoni si kafjall.

Provoni që këtë pije ta pini natën dhe në mëngjes me stomak bosh.

Përbërësit:

– 6 kumbulla

– 2 lugë miell tërshëre

– 1 lugë fara liri

– 1 lugë kakao

– 300 ml jogurt

Përgatitja:

Hidhni kumbullat e thata në 100 ml ujë. Kur të vlojë uji, lërini të qëndrojnë 10 minuta. Gjatë asaj kohe bashkoni edhe miellin e tërshërës, farat e bluara të lirit dhe kakaon. Shtoni 300 ml jogurt.

Kumbullat grini imët dhe shtoni përzierjen, pastaj lërini koktejin në frigorifer që të qëndrojë tërë natën.

Konsumojeni në mëngjes me stomak bosh. Si opsion mund t’i shtoni edhe kanellë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al