8 Prill, 2022

Nxori qenushin për ‘giveaway’, konkurrenti pezullohet nga “Për’puthen”’


Disa javë më parë në programin e “ Për’puthen” njëri prej konkurrenteve Kristi Stanga i dhuroi Alesja Hoxhës një qenushe të vogël. Konkurrentja dukej se e pëlqeu shumë dhuratën e tij teksa i vendosi dhe emrin ‘Princesha’ dhe e ka mbajtur përgjatë emisionit por mesa duket pas mbarimit ajo e ka lënë në ambientet e “Top Channel”.

Kështu që Kristi e kishte marrë qenushen mbrapsht dhe kishte vendosur ta publikonte në faqen e tij në “Instagram” duke realizuar një ‘giveaway’, me kushtin që përsonat të cilët do të kometonin duhej të  ndiqnin profilin e tij personal dhe dyqanin e kafshëve.

Ky veprim i Kristit solli goxha debat dhe ndjekësit kanë reaguar të revoltuar ndaj duke u shprehur se ai e ka përdorur qenushen për të reklamuar biznesin e tij.

Në puntatën e sotme kjo gjë është diskutuar në studio në të cilën pati dhe një debat midis Kristit dhe Alesjas ku kjo e fundit e quajti ‘mashtrues’. Konkurrenti u shpreh se ai nuk e ka bërë për qëllime marketingu por më shumë për personat që e kanë dashur qenushen.

“Pasi mbaruam xhirimet atë ditë zbritëm në backstage dhe unë shkova drejt Alesjas për ta zbutur gjendjen dhe për ti dhuruar qenin dhe ajo vazhdoi prap duke më sharë mashtrues, legen dhe  mua mu duk e arsyeshme që ta nxirrja në giveaway për personat të cilët kanë komentuar besoj se kanë interes për këlyshin nuk është se ka ndonjë qëllim tjetër giveaway”.– u shpreh konkurrenti.

Më pas ai shtoi se këlyshi do të qëndrojë me të dhe se ai nuk do ta dhurojë më për lojën. Mirëpo produksioni vendosi që ta pezullojë Kristin me një afat të papërcaktuar pasi ky veprim nga ana e tij ka sjellë shumë pakënaqësi nga publiku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al