8 Prill, 2022

“O ba, ke bërë fasule sot?”/ Elvana Gjata ndan videon epike me të atin


Elvana Gjata ka publikuar në Instagram një video qesharake teksa flet me babain e saj në telefon, duke zbuluar  kështu edhe ushqimin e saj të preferuar.

Dhe jo, jo…mos prisni krudo, sushi… por fasulet duket se Elvana i dashka shumë. Nuk e dimë sa e vërtetë është kjo gjë, por nëse bazohemi te videoja dalim në këtë përfundim. “O ba, ke bërë fasule sot?”– e pyet këngëtarja të atin i cili i thotë: “Jo, të hënën i kemi ato” dhe fill pas kësaj përgjigjeje Elvana pyet: “Pse nuk është e hënë sot?”.

Ky postim ka marrë komente të shumta nga ndjekësit që janë shkrirë gazit.

 

 

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit jo vetëm detajet rreth jetës profesionale por edhe postime nga jeta e saj personale. Dhe këtu zënë një vend të mirë postimet me prindërit e saj.

Pak javë më parë ajo postoi një video teksa ndodhej në makinë me të atin dhe të ëmën, duke u vendosur atyre në sfond këngën e saj më të re. Mirëpo, asnjëri nuk ka qenë i përqëndruar për ta dëgjuar atë. Elvana ka publikuar një video në Instagram ku dy prindërit e saj shihen totalisht të përqëndruar në telefonat e tyre. Një video shumë funny që bëri xhiron e rrjetit asokohe.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

E teksa Elvana bën ndjekësit për të qeshur, nuk e dimë sa ka qeshur ajo vetë me një deklaratë të bërë nga Robert Berisha. Në emisionin e tij “Robi plaket kur don vet”, Roberti tha se këngëtares i është rritur mendja.

“Elvana është artiste dhe i është rritur mendja. Ku janë ato 25 a 30 vite që kemi ngrënë dhe kemi pirë me një hotel dhe kemi udhëtuar me një autobus, me një makinë. Humbën, si je a e dini, por është një artsiste e mirë’’, është shprehur Roberti pak ditë më parë.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga Elvana rreth kësaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al