7 Mars, 2022

‘’ O e marr një shtëpi në Tajlandë duke u viktimizuar, o plas’’/ Arjola Demiri nuk përmbahet, ironizon në ‘’Portokalli’’


Aktorja e njohur, Arjola Demiri dhe Irgen Çela janë rikthyer sërish në ‘’Portokalli’’ këtë sezon me numrin  e tyre të humorit ‘’Çifti i lumtur’’. Sakaq, ajo nëpërmjet rolit të saj ka gjetur rastin të ironizojë të gjithë ata që e kanë akuzuar se e fitoi shtëpinë duke u viktimizuar. Arjola e mbylli duke thënë se do të shkonte në ‘’Big Brother Tajlandë’’ ,në mënyrë që të marrë një shtëpi atje duke u viktimizuar.

 Pjesë nga humori:

Arjola: Po mirë shpirt, meqë qënka kështu unë po iki dhe katër muaj të tjerë në Big Brother Vip.

Irgen: Po Big Brother mbaroi

Arjola: Po mbaroi ai i joni, po vazhdon ai i Tajlandës, shpirt. Ështe vend i varfër atje, zemër.

Irgen: Moj çfarë thua ti? Më fal, po çfarë do ti në Tajlandë?

 Arjola: Zemër, o e marr një shtëpi në Tajlandë duke u viktimizuar, o plas.

 

Aktorja në ‘’Post Big Brother Vip’’ ka treguar se nuk është viktimizuar në qëndrimin e saj brenda shtëpisë, por ka qënë gjatë gjithë kohës aktive dhe në komunikim me të gjithë banorët

.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al