Moderatori Meriton Mjekiqi ka thumbuar Egla Cenon në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
E teksa në shtëpi kanë mbetur pak banorë, aktorja ka treguar anën tjetër të saj, duke u miqësuar me konkurrentët, kjo gjë i ka rënë në sy edhe Meritonit.
“O Egla Ceno, vdiqa unë sot për ty. I ke dhënë verë të kuqe Julit, i ke dhënë fjalë dashurie Heidit”- tha moderatori duke qeshur, teksa i tha se sot ajo po jeton pas 4 muajsh në “BBV”.
“Dorëzohu së thëni qelbësirllëqe”- i tha aktorja.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: O Egla Ceno, vdiqa unë sot për ty. I ke dhënë verë të kuqe Julit, i ke dhënë fjalë dashurie Heidit.
Egla: Komplimente për insistimin.
Meritoni: U largove nga ajo mërzitja e madhe për Orin. Mua më the dorëzohu, se ka mbaruar gjithçka.
Egla: Dorëzohu së thëni qelbësirllëqe.
Meritoni: Me 25 maj mbaron loja. Keni rënë në qetësi Egla, jepi drejtim zemra. Apo sot po jeton, më fal. Mbas 4 muajve po jeton.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al