Dojna Mema dhe Vlashent Sata nuk kishin si të na emocionin ndryshe me postimin e tyre të fundit në Instagram ku kanë zbuluar gjininë e fëmijës që po presin.
Në videon e postuar, Dojna shfaqet me këngëtarin ku në dorë mbajnë një tullumbace dhe një fishekzjarrë e cila brenda mban përgjigjen e gjinisë së fëmijës. Në fillim çifti kalon disa sekonda duke luajtur me tullumbacen dhe më pas moderatorja e plas ku ngjyra e cila del prej saj është blu, e njëjta gjë ndodhi dhe tek fishekzjarrja duke nënkuptuar se shumë shpejtë ata do të bëhen prindër të një djali.
Çifti duket mëse të lumtur për zbulimin e gjinisë dhe Dojna i ka prekur të gjithë me shkrimin qe ka vendosur krahas videos duke ia dedikuar djalit të saj: “Qe tani e imagjinoj kapitullin e ri te jetes sime ku pasi te kem shkelur çdo Lego neper shtepi dhe te di gjithçka mbi “Minecraft”, ai do me thote : O ma je me e bukura! E ça ti thuash pastaj? Mblidh legot?! ?? #boymama #kababaçun”.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se në festën e grave ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se është në pritje të ëmbël për herë të parë.
“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate ? #16ëeeks”-ka shkruar Dojna në videon e publikuar.
Dojna e kishte të mbajtur të fshehtë shtatzëninë e saj dhe e gjitha kjo erdhi si një lajm surprizë për të gjithë publikun.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram