13 Shkurt, 2022

“O ustallarë jemi në…”/Elgit Doda ka dy fjalë për “gjyqin’ që i bënë Donald Veshajt


Mbrëmjen e gjysmë finales së “Big Brother VIP”, Donald Veshaj u vu mbi ‘shpatulla pas murit’ gjatë sqarimit të batutës që i bëri Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi aktorit të humorit në lidhje me Bora Zemanin, ku dhe ky i fundit e kaloi situatën me të qeshura.Kjo gjë, bëri që e dashura e tij, Beatrix Ramosaj të mos vinte në darkën që ishte organizuar bashkë me ish banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Pasi moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani, tregoi se këngëtarja ishte e mërzitur nga kjo situatë, aktori i humorit nuk e priti aspak mirë këtë lajm dhe u shpreh se çdo gjë ka qenë një shaka pasi ‘nuk do të bënte kurrë diçka që të ulte Beatrixën’.

Gjatë momenteve të spektaklit, ka reaguar dhe miku i tij, Elgit Doda, i cili nëpërmjet disa postimeve ka ironizuar të gjithë situatën në të cilën u vendos Donaldi duke e cilësuar atë si një ‘gjyq’ që nisi kundrejt tij.

“A filloi gjyqi”, shkroi ai.

Më pas në postimet pasardhëse kantautori vazhdoi:

“Jo jo kjo që ke thën @donaldveshaj është shumë e rëndë. O ustallarë jemi në demokraci do themi ça dum o mjeshtra”

Gjithashtu ai ka thumbuar dhe ndjekësit që komentojnë në lidhje me “Big Brother VIP”  ku ka shprehur ‘shqetësimin’ se çfarë do të bëjnë kur të mbaroj spektakli.

“Kam një merak për këta komentuesit që nuk din tjetër veç se të vjellin vrer nëpër komente. Çfarë do të bëni kur të mbaroj bigu”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al