17 Prill, 2022

Olivia Wilde fansja më e madhe e Harry Styles, ja çfarë bëri për artistin në Coachella


Nuk ka nevojë të ndizni dritat – dashuria e Olivia Wilde për Harry Styles shkëlqen kaq shumë…

Aktorja dhe regjisorja ishte në Coachella për të mbështetur partnerin e saj në ‘Festivalin e Muzikës’. Harry performoi i pari në Kaliforni më 15 Prill. Një fans vuri re Olivian duke darkuar me të dashurin e saj disa orë përpara shfaqjes. Aktorja u filmua më vonë duke ecur pranë skenës.

Gjatë performancës së tij, Harry performoi disa nga hitet e tij më të njohura, si dhe këngët më të reja si “As It Was”. Kënga përmban një zë që shumë fansa spekuluan se i përket një prej fëmijëve të Wilde. Megjithatë, në një paraqitje në ‘Heart Breakfast’ ai tha se në të vërtetë është Ruby Winston-vajza e regjisorit britanik Ben Winston. Gjatë performancës së tij në Coachella, Harry solli edhe të ftuarën surprizë Shania Twain për duetet “Man! I Feel Like a Woman” dhe “You’re Still the One”.

Një dëshmitar okular i ka thënë E!News se Olivia dhe shoku i Harryt James Cordon ishin “duke kërcyer si të çmendur pjesën më të madhe të natës”, duke shtuar, “Ata më pas shkuan në prapaskenë“.

Olivia, 38 vjeç, shfaqet shpesh duke ndjekur koncertet e Harryt. Në shtator, ajo ishte në Las Vegas kur 28-vjeçari filloi koncertin e tij ‘Love on Tour’. Një muaj më vonë, ajo ishte veshur si legjenda e muzikës country Dolly Parton kur u shfaq në koncertin e tij në Madison Square Garden.

Harry dhe Olivia filluan të takoheshin në fund të vitit 2020 pasi punuan së bashku në filmin ‘Don’t Worry Darling’. Ata janë shumë të rezervuar në rrjetet sociale dhe intervista. Në kopertinën e tij me Dazed në nëntor, fituesi i Grammy shpjegoi pse nuk e publikon foto e detaje rreth lidhjes së tyre, duke thënë: “Unë gjithmonë jam përpjekur të ndaj jetën time personale nga ajo profesionale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al