“Too hot to handle” do vijë së shpejti edhe në vendin tonë me disa ndryshime teksa do quhet “Kepi i tundimeve”. E duke qenë se autore e emisionit është Olsa Muhameti ka patur aludimet se moderatore e tij do jetë Bora Zemani. Gjë që është mohuar nga vetë Olsa.
Në një intervistë virtuale në Instagram, dikush e pyet se kush do ta prezantojë programin e ri dhe Olsa bëri me dije se programi nuk do të ketë prezantues. Olsa ka theksuar se në program të rinjtë do të qëndrojnë me rroba banje në çdo moment: “Janë dhjetë beqarë, pesë vajza, pesë djem që rrinë me rroba banje gjatë gjithë kohës, që jetojnë me njëri tjetrin. Ata e kanë marrë si një aventurë verore dhe kështu po përjetohet. Janë dy vila. Do të jenë brenda një ambienti që ka disa rregulla. Zbatimi i rregullave i bën ata të fitojnë çmimin final, nëse i thyejnë rregullat, nuk do të kenë mundësinë të fitojnë çmimin final”.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsa tha se do të ketë personazhe nga “Përputhen”, dhe mes tyre është Fation Kuqari. Olsa tha se dy nga 10 personazhet janë edhe Gabrieli, një djalë i huaj, dhe Erjola e “She’s on Top”. Në Top Channel do nisë “Dancing with the stars” dhe thuhet se Bora do jetë moderatore teksa nuk ka ende asnjë konfirmim. Autorja e programit të dashurisë Olsa Muhameti u shpreh sonte e ftuar në “Goca dhe Gra” se ende nuk është marrë vendimi.
Sipas saj, ato e kanë lënë për të diskutuar në të ardhmen dhe i mbetet Borës ta vendosë. “Do ketë Për’puthen4 dhe do vijë tërësisht i ndryshuar. Nuk është vendosur ende nëse do jetë apo jo. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë. Vendimi nuk është marrë ende. Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Kemi shkëmbyer gjithmonë mendime bashkë. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.- tha Olsa.
E pyetur nëse ka ndonjë krisje mes tyre, Olsa e mohoi kategorikisht duke u shprehur me superlativa për Borën. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze. “Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi. Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje. Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak show-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë.”- u shpreh autorja e Për’puthen.