I ftuar pak ditë më parë në emisionin “Shiko kush luan” Olsi Klosi, ish-konkurrenti i “Big Brother”, tha se e kishte tradhtuar një herë Fjorentinën.
Por edhe pse kanë kaluar disa ditë Fjorentina ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke thënë se nuk ka qenë kurrë në dijeni të ndonjë tradhtie prej Olsit.
“Ka shumë njerëz që bëjnë statuse shumë të bukura në rrjete sociale… Dhe plot të tjerë që gënjejnë pa turp për të dalë nga situata… Po gjynah që nuk jetojnë aq bukur sa shkruajnë e flasin! Miq të mirë, ju siguroj se nuk kam qënë kurrë në dijeni të asnjë tradhëtie dhe aq më shumë ju siguroj që nuk e fal kurrë tradhtinë…. Një sqarim të vogël për të gjithë ju që më pyesni përditë”, ka shkruar ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al