27 Shkurt, 2021

Olta Gixhari tregon për herë të parë se si u përzgjodh emri i djalit që solli në jetë dhe zbulon arsyen pse nuk e tregon publikisht bashkëshortin e saj


Olta Gixhari është nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Amar.

olta gixhari (3)

Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar tek “Jonida’s Room”, aktorja tregoi se si u përzgjodh ky emër për të voglin dhe nga kush i ishte propozuar.

Gixhari zbuloi se pas këtij emri fshihej blogerja Armina Mevlani, e cila ishte një ndër mikeshat që ajo i kishte kërkuar një listë me emra.

olta gixhari (4)

“Amar lindi me dy ‘A’ tek këmbët e vockla, në taban. Ka dy ‘A’ shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe i kam thënë më dërgoni lista, ose emra që mendoni e kështu.

Një ndër to ishte edhe Armina Mevlani, e cila ndër të tjerë emra që më ka thënë, por nuk është se më dha shumë emra, 4-5 emra më ka dhënë, që ishin më shumë emra spanjollë. Emri i fundit fare ishte Amar dhe unë për momentin e lexova ok.

armina mevlani shkëlzen berisha (12)

Dhe të nesërmen i kthehem prapë chat-it dhe i thash partnerit tim: ‘Mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj, është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditë dhe unë mbeta tek ky emër”,- rrëfeu Olta.

Ndërkohë, i vogli është takuar për herë të parë dje me Arminën, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me të në krah, por duke mos ia zbuluar portretin.

olta gixhari (6)

Ajo ka vetëm pak ditë që është rikthyer në Tiranë, pasi prej rreth një viti ka qenë në Spanjë.

Megjithatë, aktorja tha se kurrë nuk ka dashur të jetonte jashtë.

olta gixhari (4)

Në lidhje me bashkëshortin e saj, Gixhari tha se nuk i përket botës së artit, ndërsa në lidhje me fotot në rrjete sociale, ajo tregoi se partneri nuk ka dëshirë të bëjë diçka të tillë dhe se as vetë nuk ka rrjete sociale.

olta gixhari2

Është më mirë të vazhdoj ta mbaj kështu, sepse familja është e shenjtë dhe nuk kam dëshirë që familja ime të bëhet pjesë e rrjeteve sociale. Është një zgjedhje e të dyve dhe ai është njeri shumë diskret dhe unë e respektoj”,- tha Olta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al