22 Tetor, 2024

“Ordiner, mashtrues t’i duhet të…!”- Plas sherri mes Rezart Veleshnjas dhe banores së Big Brother VIP, shpërthen aktorja: Më tha pr*stitutë dhe…


Rezart Veleshnja dhe Gresa Gashi, e kanë nisur këtë Big Brother në mes debatesh me njëri-tjetrin. Gjatë ditëve në shtëpi ata kanë pasur disa përplsje të cilat janë transmetuar në klipin e “Prime-t” të mbrëmshëm.

Në ofendimet e Rezit ndaj Gresës, u mendua se u përmend këngëtarja Fifi pasi ai i bëri një krahasim aktores: “Më kujton Fifin kur ishte e shëndetshme” por më pas ai tha se krahasimi nuk kishte lidhje me këngëtaren por me një personazh vizatimor i quajtur “Fififuja”.

Pas kësaj deklarate Gresa shpërtheu duke i thënë Rezartit: “Ordiner, mashtrues, manipulues. Duhesh me dalë direkt prej kësaj shtëpie”.

Aktorja e akuzoi Rezartin se ai e kishte konsideruar prostitutë dhe ku*vë duke e nënkuptuar, mirëpo aktori e mohoi ta ketë bërë dicka të tillë.

Debati mes dy banorëve nuk pati një përfundim, biseda u la pezull duke u ngjallur kuriozitetin ndjekësve se çfarë do të ndodh mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al