19 Mars, 2022

Organizatorët e “Grammy” marrin vendimin e papritur për Kanye West, ja për çfarë bëhet fjalë


Kanye West do të performonte në ceremoninë e çmimeve Grammy, por pjesëmarrja e tij u anulua pas postimeve të tij të fundit në Instagram, sipas përfaqësuesit të tij.

Organizatorët nuk kishin konfirmuar një performancë nga Kanye, i cili është nominuar për pesë Grammy në 2022, teksa ceremonia do të zhvillohet më 3 prill. Një përfaqësues i Kanye tha për “The Blast” në 18 mars se ekipi i reperit të “Donda” ka marrë një telefonatë, ku i është bërë me dije se ftesa për Kanyen për të performuar në Grammy nuk vlen më.

Po e njëjta media shkruan se ky vendim pjes pas postimeve të bujshme të Kanye në rrjetet sociale. “The Blast” gjithashtu raporton se vendimi u mor pjesërisht sepse Trevor Noah do moderojë ceremoninë dhe janë marrë masa që ata mos të përplasen gjatë shfaqjes.

Kanye u pezullua nga Instagram për 24 orë këtë javë pasi postoi një postim me fyerje racore drejtuar Noah. Ye shkeli politikat e kompanisë për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin. Pas postimit fyes të Ye për të, Trevor tha në “The Daily Show”: “Ajo që unë shoh nga situata është një grua që dëshiron të jetojë jetën e saj pa u bezdisur nga një ish i dashuri, një ish-burrë ose një ish-asgjë”.

Noah gjithashtu shprehu dhembshuri për Kanye. “Më thyhet zemra ta shoh kështu”, tha ai, duke shtuar se mendon se artisti është “në një rrugë që është afër rrezikut dhe dhimbjes”.

Ndërkohë, kolegu i tij reperi The Game ka mbrojtur Kanye pas anulimit të performancës së tij në Grammy përmes një postim në Instagram ku shkruhet: “Grammy-t në minutën e fundit kanë vendosur të anulojnë performancën @kanyewest në shfaqje sikur të mos e dinim se do të vinte”, shkroi ai. “Mund të jetë sepse @trevornoah do jetë prezantues dhe ka pasur një bisedë midis ekipit të tij dhe akademisë, ose sepse llogaria në Instagram e Ye u pezullua vetëm disa ditë më parë për arsye të panjohura, veçanërisht në një botë ku mund të jenë të gjitha gjërat negative tëbotës gjenden në të njëjtin aplikacion pa pasoja ose pezullime.”

Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga Kanye.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al