4 Janar, 2021

Orinda Huta i bëri urimin më të bukur Xhemi Shehut për ditëlindje, por komenti i moderatores mori të gjithë vëmendjen


Xhemi Shehu feston sot ditëlindjen e me këtë rast, një ndër shoqet e saj më të mira, Orinda Huta, ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim të bukur.

orinda huta xhemi shehu (1)

Ndonëse e dimë të gjithë shoqërinë e ngushtë që ka me Arbana Osmanin, kohët e fundit, është vënë re se Xhemi është miqësuar shumë edhe me Orindën.

arbana osmani xhemi shehu (5)

Vajzat janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës herë pas here dhe momentet që kalojnë bashkë, i kanë dokumentuar me anë të fotove apo videove.

orinda huta xhemi shehu (7)

Edhe pse të dyja i kanë ndarë ato në rrjete sociale, duket se Orinda është kujdesur që disa prej tyre t’i ruajë për një moment të veçantë, siç është dita e sotme për Xhemin.

orinda huta xhemi shehu (6)

Ajo ka publikuar disa orë më parë një video, në të cilën jepen disa nga momentet më të bukura që vajzat kanë kaluar me njëra-tjetrën.

Ajo që është plot dritë edhe kur bëhet me nerva, ka ditëlindjen sot! Gëzuar ditëlindjen dashuri! P.S. ta kam vënë këtë këngën që mos të hapësh më ‘shazamin’ sa herë që luhet”,- ishte urimi i Hutës.

xhemi shehu (5)

Por, komenti i Shehut kur ka parë këtë urim, i bëri të gjithë për të qeshur.

xhemi shehu (1)

Hahahahaha… kjo po që ishte surprizë!! Ta dija se për çfarë më paske xhiruar gjithë këto kohë, do isha sjellë pas më ‘mirë’. Të dua edhe unë shpirti! P.S. këngën prap do e kërkoj, sepse nuk ia fiksoj titullin në botë (mosha)”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al