16 Dhjetor, 2017

Orinda Huta me këmishë nate?


Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta shquhet për stilin e saj mjaft elegant dhe të gjetur sa herë që shfaqet në publik si përmes televizionit apo edhe nëpërmjet rrjeteve sociale saqë duket sikur pak nga pak po kthehet në një guru mode. Megjithatë një fotografi e saj e postuar ditën e sotme na ka habitur jo pak, pasi këngëtarja është shfaqur me këmishë nate, ndërkohë që duket se është jashtë shtëpisë së saj.

Megjithatë Orinda është e vetdijshme për këtë veshje dhe ka shkruar në diçiturën e fotografisë: “Kam harruar të ndërrohem”. Edhe pse me ‘’këmishë nate’’ ajo duket në formë të shkëlqyer pas martesës në verën e këtij viti. Mos Orinda ndoshta po na tregon një tendencë të re të modës?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al