21 Dhjetor, 2019

Orinda Huta rrëmben vëmendjen me minifundin, Turi e shoqëron si truprojë


Tashmë të martuar, çifti më simpatik i showbizz-it, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, shfaqen në publik mjaft shik dhe të kuruar.

turi

Në ndarjen e çmimeve “Kult”, Orinda e veshur me një fustan seksi të zi dhe Turi me një kostum klasik, kanë tërhequr vëmendjen.

Paparazzi ynë i ka fotografuar ndërkohë që zbrisnin shkallët. Në këto poza bie në sy minifundi i Orindës, që i nxjerr në pah këmbët e palestruara seksi.

Ndërsa Turi ndoshta ka takuar dikë ose ecën më qëllim pas saj, duke bërë rolin e bodigardit të bashkëshortes së tij.

turi1

Tashmë Orinda dhe Turi janë edhe kolegë.  Momentalisht, ajo i është kushtuar emisionit të saj të ri në “Tv Klan”, “Jo vetëm modë”, ndërsa Turi drejton “Klanfornia” dhe “Porta e fatit” bashkë me Orindën. Orinda Huta, tashmë e martuar me moderatorin Turjan Hyska, nuk ka ngurruar të rrëfejë detaje të një nuseje të mirë në intervista të ndryshme.

Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre 10-vjeçare me një superceremoni VIP me 300 të ftuar. Ajo nuk hezitoi të zbulonte edhe detajet e dasmës në një nga intervistat e saj, përfshi ankthin e të ftuarve dhe shiut që mund t’u prishte dasmën në ambient të hapur.

“Si fillim, me përgatitjet e dasmës është marrë Turi”. Ndoshta mund t’ju bëjë çudi, por kështu ka ndodhur, pasi siç rrëfen Orinda, ditët e fundit ajo ishte totalisht shumë e pavendosur.

Ndërsa për ankthin e shiut tregoi: “Sapo u zgjova pashë qiellin e vranët. Pastaj u ula në lagje, piva një kafe me motrën dhe kur më vjen mesazhi nga shërbimi meteorologjik: ‘Jo nuk ka shi, e sigurt 100 për qind’. Sa kthej kokën pas, shiu me gjyma”.

Ajo tregoi se në dasmë të gjithë erdhën me vonesë, përfshi edhe familjarët e saj. /Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al