Vetëm përpara dy muajsh ata u lidhën në martesë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre shumëvjeçare me një dasmë spektakolare që mblodhi më shumë se 300 të ftuar.
Pas dasmës Orinda Huta dhe Turjan Hyska u nisën për muajin e mjaltit që përfshiu disa udhëtime të bukura nëpër gjithë botën dhe tani më në fund i janë rikthyer normalitetit, jetës së tyre të përbashkët dhe angazhimeve në televizion.
Por ashtu si shumë çifte të sapomartuara, edhe dyshja e famshme e ekranit nuk mundi t’i shpëtojë pyetjeve për një fëmijë të mundshëm. Në një intervistë të shkurtër për emisionin ‘Prive’ në 20-vjetorin e emisionit ‘Opinion’, i pyetur nëse po presin një fëmijë, Turi është përgjigjur: ‘Duke punuar jemi. Punët po shkojnë mirë. Me tre turne po punojmë, mëngjes, drekë , darkë dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë.’ Përtej një fjalie plot humor, kjo duket se mund të jetë edhe një synim i afërt i personazheve të ekranit tonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al