Mjaftoi një foto topless, e postuar nga Oriola Marashi në faqen e saj të “Instagram”, që ndjekësit të shpërthenin në ofendime. Në fillim u duk sikur modelja po tregohej indiferente ndaj tyre, por nuk vonoi shumë dhe u është kthyer të gjithëve duke postuar një Instastory, ku thotë se askush nuk ka të drejtë ta gjykojë, sepse askush nuk i paguan faturat e saj dhe nuk është e detyruar t’i japë llogari askujt.
”Jam femër e lirë. Kur të më vijë mosha për burrë, do ta mbaj edhe me muhabet, edhe te dhoma e gjumit, do ia bëj edhe mëngjesin”, përfundon Oriola. Sopranoja, që sapo ka realizuar këngën e parë me Noizyn dhe grupin “OTR”, luajti të dashurën e aktorit nga Maqedonia, Blerim Destani, në puntatën e fundit të vitit në “Xing me Ermalin”.
Ajo u shpreh se Blerimi do të jetë burri i saj i ardhshëm, ndërkohë që flitet për një lidhje me reperin e “OTR”-së, Varrosin. Në programin ku ishte i ftuar kryesor Blerimi, ishin edhe Oriola e Varrosi, si pjesë e grupit në spektaklin, që u mbyll me performancën e Noizy-t, si një nga miqtë më të ngushtë të Blerim Destanit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al