9 Mars, 2021

“Pa i parë edhe femrat në…”- Ja çfarë ”kushti” duhet të plotësohet sipas Ermal Fejzullahut për të pasur barazi gjinore


Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shumë artistë uruan dje nënat e tyre nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

ermal fejzullahu (4)

Një ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, i cili postoi në Instastory një fotografi me nënën e tij, krahas së cilës shkroi: “Urime 8 Marsin e shtrenjta nënë! Të paça me shëndet”.

ermal fejzullahu (5)

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë postimi i dytë që artisti bëri.

Meqënëse gjithnjë e më shumë flitet për barazi gjinore, Ermali zgjodhi një foto në të cilën meshkujt shfaqen duke punuar në ndërtim.

ermal fejzullahu (1)

Pa i parë edhe femrat në skelë, s’ka barazi gjinore”, shkroi ai krahas postimit, të cilin e shoqëroi me “emoji” duke qeshur.

ermal fejzullahu (3)

Ermali, ashtu si dhe shumë kolegë të tij, ka rreth një vit që nuk mban koncerte apo dasma për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Megjithatë, këngëtari ka sjellë prurje të reja muzikore për fansat e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al