4 Mars, 2021

Pa make up dhe me flokë të çrregullt, por Rita Ora mahnit me linjat trupore në fotot e fundit


Rita ora ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto të realizuara në prapaskenën e klipit të “EP Bang”, njërës prej këngëve që këngëtarja ka sjellë së fundmi.

rita ora (2)

30-vjeçarja vuri në plan të parë barkun e sheshtë, në të cilin lehtësisht mund të dalloheshin edhe muskujt, teksa shfaqej e veshur me një body të zi, shkruan “Daily Mail”.

rita ora (1)

Ajo e shoqëroi look-un që kishte zgjedhur me aksesorë gold, si dhe me atlete në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe.

rita ora (4)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore vendosi që të shfaqej pa make up, ndërkohë që flokët biondë i kishte kapur lart në mënyrë të çrregullt.

rita ora (3)

Rita së fundmi është përfolur për një ndarje nga i dashuri i saj grek, Romain Gavras, por ky i fundit i mohoi të gjitha thashethemet duke thënë se janë ende bashkë.

rita ora (1)

Mirëpo, pak ditë më parë, këngëtarja u fotografua në plazh në Australi me një mashkull tjetër, duke ngritur sërish dyshime se gjërat mes saj dhe Romain kanë marrë fund.

rita ora (8) rita ora (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al