25 Dhjetor, 2020

“Pa ty, ekzistenca ime do ishte e kotë!”- Jonida Maliqi i dedikoi urimin më të ndjerë të voglit të saj në ditën e tij të lindjes


Jonida Maliqi u bë nënë për herë të parë para nëntë vitesh, kur u bekua me një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Dan.

jonida maliqi (4)

Ditën e djeshme, djali i vetëm i këngëtares festoi 9-vjetorin e lindjes e me këtë rast, Jonida i uroi disa fjalë zemre.

jonida maliqi (3)

Ajo publikoi në Instagram një foto, ku shihet një foto e Danit e vendosur në mes të pemës së Krishtlindjeve.

jonida maliqi (5)

Ti je dhurata më e çmuar që më bekoi Zoti. Nuk e ke idenë se sa të dua dhe se pa ty, ekzistenca ime do ishte e kotë. Që kur u bëre pjesë e jetës sime, ndjej më fort lumturinë, frikën, dashurinë e dhimbjen.

Jeta ime më kalon para syve si një film me metrazh të shkurtër për çdo vit të ditëlindjes tënde. Të dua drita e syve të mi!”, shkroi këngëtarja krahas fotos.

jonida maliqi (5)

Dani është djali që erdhi në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin e Jonidës, Gent Prizrenin.

jonida maliqi4

Gjatë një interviste, këngëtarja pranoi se për të ishte një sfidë e madhe të rriste një fëmijë vetëm, pas divorcit.

jonida maliqi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al