19 Prill, 2018

Pagoi 4 mijë dollarë për muajin e mjaltit, çifti zbulon mashtrimin…


Një 27-vjeçare e cila do të martohet në muajin shtator me të dashurin e saj Thomas Myers, vendosi që të prenotonte edhe pushimet e muajit të mjaltit. Daizie Kerr pagoi plot 4 mijë dollarë për “vilën luksoze” në Ibiza.

Kerr pa në internet fotografi fantastike të një hoteli me pamje nga deti në një faqe uebi, dhe si e emocionuar që ishte mori dhe bëri prenotomin.

“The Sun” shkruan se 27-vjeçarja nga Australia pagoi direkt përmes bankës por “shitësi” nuk po i përgjigjej më. Më vonë faqja e internetit paralajmëroi se dyshohet për një mashtrim.

Në këtë mënyrë, Daizie e cila është parukiere në profesion, futi në “Google” adresën dhe zbuloi se në fakt bëhej fjalë për një parkim makinash.

“E di që njerëzit nuk janë aq budallenj sa mua, por e bëj publike pasi dua që njerëzit të kenë kujdes me prenotimet. Emaili duket legjitim. Më dha një numër bankar dhe transferova shumën për të kompletuar prenotimin”, thotë Daizie.

Kjo e fundit rrëfen më tej se shitësi u tregua mjaft ndihmues. Por sapo bëri pagesën, dy ditë më pas ai nuk u përgjigj më. “Ishin kursimet tona të dy viteve. Në shkurt i fejuari im theu klavikulën dhe dorën dhe për dy muaj nuk mund të punojë”, shton parukierja.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al