Një pronare dyqani është vrarë nga dy punonjësit e saj meshkuj, të cilët e mbytën atë duke e lidhur me pëlhurat që tregtoheshin prej saj. 19-vjeçarja meksikane Jazmin Contreas kishte punësuar dy të rinj të cilët duket se i kanë pasur borxhe asaj, por arsyeja që u dha në gjykatë ishte se ata nuk e duronin dot faktin që një femër i urdhëronte.
Dy punonjësit, të identifikuar si Migel dhe Oskar 18 dhe 24-vjeç, janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa kanë kryer krimin e tmerrshme. Më pas ata e kanë fshehur trupin në një pyll, por policia ka mundur ta gjej dhe më pas ka kryer edhe arrestimin e autorëve.
Daily Mail shkruan se ata tashmë do të përballen me masën e dënimit, dhe mendohet se do të dënohen me 30 vite burg.