6 Nëntor, 2017

Pak ditë pas fejesës, Seldi dhe Mimoza i befasojnë të gjithë


Ata janë çifti më i ri zyrtar i showbizit shqiptar të cilët vetëm pak ditë më parë shpallën edhe fejesën.

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu sapo i kanë bërë një “dhuratë dashurisë së tyre” duke publikuar ditën e djeshme një bashkëpunim muzikor, një këngë e cila mban titullin “Dashni” dhe është një dedikim për njëri-tjetrin.

Duket se çifti është në ditët më të bukura të jetës së tyre dhe dashurinë nuk ngurojnë ta shfaqin në çdo lloj forme. Tani fansat e tyre me siguri po presin ndonjë lajm për martesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al