29 Mars, 2021

Pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj tregon format trupore


Më 16 mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë.

aferdita dreshaj (2)

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

aferdita dreshaj (1)

Afërdita zbuloi se ka qenë ajo që e ka propozuar si emër dhe më pas e kanë përzgjedhur të dy, duke shtuar se ka kuptimin e “Qiellit”.

aferdita dreshaj (5)

Gjatë gjithë shtatzënisë, Dreshaj nuk e ka ndaluar stërvitjen, sigurisht me rekomandimin e mjekëve. Dhe tashmë që ka lindur, të gjithë janë kuriozë të dinë se si duket ajo.

aferdita dreshaj (2)

Afërdita ka publikuar në Instastory një imazh, në të cilin shihet e veshur me të zeza teksa pozon para pasqyrë.

aferdita dreshaj (4)

Ajo që bie menjëherë në sy është trupi i saj, pasi artistja duket shumë në formë.

aferdita dreshaj (6)

Dreshaj ka treguar se përveç ushtrimeve, ka bërë shumë kujdes edhe me ushqimin e kjo patjetër e ka ndihmuar që të vijë në formë edhe më shpejt.

aferdita dreshaj (2)

Ndër të tjera, ajo ka treguar se nuk i janë krijuar as strija në trup për shkak të kujdesit maksimal që i ka kushtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al