1 Shtator, 2017

Pak orë para dasmës, Xhensila Myrtezaj na njeh me disa detaje


 

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku vetwm  pas disa orësh do të jenë burrë e grua. Sikundër kemi mundur të zbulojmë nga ftesat, damsa e çiftit të njohur është parashikuar të zhvillohet sot në Pallatin e Brigadave në orën 19.30. Ndërkaq Xhensila Myrtezaj ka postuar një foto pak më parë, nga ku vihet re se ajo po i kalon orët e fundit të përgatitjes për momentin e shumëpritur si në përralla.

Veshur me një penjuar rozë, me shkrimin “Nuçe to be” në shpinë, me një gotë aperitivi në dorë, e grimuar dhe e krehur duke pritur vetëm stilimin e fundit, ajo i ka treguar Besit përmes Instagramit, por edhe mijëra ndjekësve, si po i kalon orët para dasmës.

Ajo që bie shumë në sy është sfondi i fotos, ku duket një fustan nusërie, i ngushtë, me dekolte të theksuar që zgjerohet lehtësisht deri në fund, si edhe këpucët glitter si edhe buqeta e nuses…Mesa duket këto do të jenë zgjedhjet e Xhensilës për ditën e sotme.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al