25 Prill, 2021

Pak orë pasi u bë nënë për herë të parë, Arbenita Ismajli humb të atin


Arbenita Ismajli ka përjetuar dje dy emocione shumë të forta, por edhe shumë të ndryshme nga njëra tjetra.

arbenita ismajli (3)

Modelja u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë. Bashkë me bashkëshortin, Feron, çifti e quajti të voglën e tyre Nina.

arbenita ismajli, fero

Por fatkeqësisht, Arbenita ka humbur edhe njeriun më të dashur të familjes. Ajo i ka dhënë lamtumirën e fundit të atit, i cili nuk e fitoi dot betejën me Covid-19.

arbenita ismajli, fero (1)

Lajmin e trishtë e ka ndarë me të gjithë motra e Arbenitës, Almedina, e cila në një status në Facebook shkruan:

arbenita ismajli (1)

Unë kam raportuar me gjakftohtësi vazhdimisht për rastet e reja me Covid dhe viktimat. Një nga viktimat sot u bë edhe babai im, motivi i jetës sime, pa të cilin s’e di a do të gjej forcë më për jetë.

Allahu n’Xhenet o babaluqi im… Shumë e luta Zotin vetëm edhe tre muaj të të linte me ne, se kurrë nuk t’u nda puna dhe nuk patëm mundësi të kënaqeshim”.

arbenita ismajli fero (1)

Ndërkohë, edhe Arbenita ka publikuar në Instastory një foto bardh e zi të të atit, krahas së cilës shkroi:

arbenita ismajli (5)

U prehsh në paqe babi im! Zoti e bekoftë me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time, gjithmonë!

Ju lutem të gjithëve, tregojuni sa shumë i doni njerëzit tuaj të dashur dhe gjithmonë përqafojini, kurrë nuk do ta dini se kur do të ikin…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al