9 Mars, 2021

Pallati Mbretëror “i paralizuar” pas intervistës së Meghan Markle dhe Princ Harry-t, por a janë paguar çifti për të?


Pallati Buckingham është nën presion për t’iu përgjigjur akuzave për racizëm pas një interviste me Dukën dhe Dukeshën e Sussex që kërcënoi të kishte një efekt shkatërrues në reputacionin e monarkisë.

meghan markle princ harry (2)

Të gjithë janë paralizuar dhe dridhen”,- kështu e përshkruan një burim situatën në Pallatin Mbretëror, shkruan “BBC”.

Sipas tyre mbretëresha, Charles dhe William janë mbledhur, kanë diskutuar, por Elizabeth nuk e ka firmosur ende publikimin e përgjigjes publike ndaj Harry-t.

Në zbulimin më tronditës, Harry dhe Meghan përshkruan se si dikush brenda familjes kishte pyetur se sa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre foshnje Archie.

meghan markle

Por refuzimi i çiftit për të identifikuar anëtarin e familjes në intervistën e tyre, lë hapur dyshime për mbretërit e tjerë.

Pretendimi për racizëm brenda Pallatit Buckingham ishte një nga disa pretendimet, e cila tronditi familjen mbretërore në themelet e saj.

Oprah Winfrey tha për “CBS This Morning” se Harry i tha asaj se nuk ishin gjyshërit e tij ata që bënë komentin racist, por refuzoi të tregonte kush ishte.

meghan markle princ harry (5)

Meghan sugjeroi që fakti që Archie ishte i racës së përzier do të thoshte se atij i ishte mohuar titulli i princit. Sipas protokolleve ekzistuese, si nipi i një sovrani, Archie automatikisht do të bëhej një princ kur gjyshi i tij Charles të aderonte në fron.

Por çifti tregoi se u ishte thënë se ato rregulla do të ndryshonin, në përputhje me planin e Charles për një monarki të dobësuar, duke e lënë Archie pa titullin e tij të parë pas lindjes ose mbrojtjen e sigurisë që shkon pas titullit.

meghan markle princ harry (4)

Charles Anson, një ish-sekretar shtypi i Mbretëreshës, i tha Sky News: “Unë mendoj se pallati do të kërkojë të reflektojë në këtë intervistë dhe të çojë përpara disa nga çështje që nuk i përkeqësojnë gjërat, por çojnë në një pajtim.

“Shoqëria e Redaktorëve” sulmoi pretendimin se shtypi i Mbretwsrisw sw Bashkuar ishte fanatik. Drejtori ekzekutiv i saj, Ian Murray, tha: “Media në Mbretërinë e Bashkuar nuk është fanatike dhe nuk do të tërhiqet nga roli i saj jetësor duke kërkuar llogari për të pasurit dhe të fuqishmit.”

meghan markle princ harry (3)

Ai shtoi se nuk ishte “e pranueshme” për çiftin të bënin pretendime të tilla pa prova mbështetëse.

Ka pasur shumë spekulime nwse Meghan dhe Princ harry janë paguar për të dhënë këtë intervistë, por Oprah konfirmoi që në fillim të saj se çifti nuk po merrte para për të folur.

Lajmin e konfirmoi “Page Six”, që deklaroi se çifti nuk kishte marrë asnjë pagesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al