Një 44-vjeçare ruse është sulmuar nga një tigër në një kopësht zoologjik në të cilin punonte si kujdestare.
Ajo ka shkuar si çdo ditë për t’i dhënë ushqimin, por tigri është egërsuar dhe i është sulur keq duke e lënë me lëndime të mëdha. Për fat ajo ka arritur të shpëtojë në kohë dhe pas disa ditëve nënë kujdesin mjekëve ka mundur të dalë jashtë rrezikut për jetën.
Në një intervistë për Daily Mail ajo ka rrëfyer se në ato 10 minuta përleshje, mendoi se do të vdiste dhe se e vetmja gjë që i shkoi në mendje ishin dy fëmijët e saj dhe e ëma.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al