14 Dhjetor, 2017

Pamje të rënda/ 26-vjeçari masakron me sëpatë gruan e tij


Një burrë xheloz preu duart e gruas së tij me një sëpatë pasi e akuzoi për një lidhje jashtëmartesore. Sulmi i egër dhe i stilit mesjetar ka tmerruar mjekët rusë që kanë qepur njërën dorë të viktimës, pasi dorën tjetër nuk mundën ta shpëtojnë.

Dmitry Grachyov, 26 vjeç, mori gruan e tij, Margarita, nënë e dy fëmijëve të tij, dhe e çoi në një pyll pasi e akuzoi atë për të tradhti.171213-husband-cuts-wife-wrist-01Ai së pari përdori një sëpatë për të goditur gishtat ndërsa përpiqej ta torturonte duke i kërkuar që të rrëfehej, por ajo i mohoi akuzat duke thënë se fjalët e tij ishin të pabaza.

Por pas kësaj ai ka vazhduar t’i presë dorën tjetër dhe më pas, me gjakun që i rridhte, ai e dërgoi në spital dhe më pas u vetëdorëzua në polici.russia

Margarita kishte nevojë për një operacion “shumë kompleks” që zgjati plot nëntë orë, për të rilidhur një dorë pas sulmit të bashkëshortit të saj, i cili është quajtur nga mediat rusi me epitetin “Othello me një sëpatë”.

Ndërkohë ai është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, në pritje të hetimit të metejshëm.

Burimi: New York Post

rusi1rusii

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al