12 Tetor, 2017

Pamje të rënda/ 32-vjeçarja humb jetën, po pozonte e zhveshur me makinën në ecje


Një vajzë ruse ka pësuar një aksident të pazakontë gjatë pushimeve në Republikën Domenikane teksa ka qenë duke u argëtuar me shoqen e saj në makinë. Ajo ka nxjerrë gjysmën e trupit jashtë automjetit, pasi ka ulur xhamin e derës së pasagjerit.

32-vjeçarja quhej Natalia Borisovna Borodina dhe videoja shokuese është filmuar nga shoqja e saj , e cila ndërsa filmonte, ngiste edhe makinën.

Natalia, po pozonte duke futur gishtin në gojë dhe duke lëvizur gjithë kënaqësi e humor kur papritmas, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Ajo është transportuar menjëherë në spital, por nuk ia ka dalë t’i mbijetojë këtij aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al