28 Maj, 2022

Pamjet e rënda/ Vëllai i Butës i shtrirë në tokë, efektivi i qëndron mbi kokë! Momentet e plagosjes së 30-vjeçarit që vrau ish-mikun e tij


Këto janë pamjet e rënda të momentit të plagosjes së vëllait të reperit Buta, Qëndrim Januzi nga një efektiv civil policie, pasi i riu dyshohet se ekzekutoi me armë ish-mikun e tij, Gazmend Hyseni.

30-vjeçari shihet i shtrirë në tokë ndërsa efektivi që e plagosi i qëndron me armë mbi kokë.

Qëndrim Januzi dyshohet se vrau bashkëmoshatarin me 5 plumba në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Ai tentoi të largohej nga vendngjarja por u pikas nga disa efektivë policie që ishin rastësisht aty, duke transportuar një të arrestuar në paraburgim. Policët e veshur civil vunë re Qëndrim Januzin me armë në dorë dhe i kërkuan të ndalojë, por 30-vjeçari i drejtoi armën.

Në këtë moment, një nga efektivët e qëlloi me plumb duke e plagosur. Sipas Kirurgu Leminot Salihu, i cili kreu ndërhyrjen kirurgjikale, deklaroi se i dyshuari është dërguar në QKUK rreth orës 02:00 dhe “ka konstatuar se plumbi ka hyrë në shpatullën e majtë dhe pastaj ka vazhduar në qafë, ku ka shkaktuar frakturë të nofullës së poshtme”.

Më pas sipas mjekut, plumbi i ka depërtuar në gjuhë dhe ka dalë në buzën e sipërme.

“Pacienti kishte gjakderdhje, është ndalur gjakderdhja dhe është bërë përpunimi i plagës”, tha ai.

30-vjeçari pritet ti nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale javën e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al