27 Shkurt, 2018

Pamjet e rralla nga Roma e mbuluar me borë (FOTOT)


Një stuhi tejet e rrallë dëbore ka mbuluar kryeqytetin italian, Romën e mësuar me klimën mesdhetare.

Si pasojë njerëzit kanë shijuar motin e pazakontë, që e ka bërë edhe më të bukur qytetin, edhe pse shkaktoi probleme në transport, mbylli shumë shkolla, e detyroi autoritetet të thërrisnin ushtrinë për të pastruar rrugët.

Mediat vendase shkruajnë se banorët e Romës u zgjuan nën pelerinën e bardhë që kishte mbuluar kryeqytetin, për herë të parë pas 6 vitesh, si pasojë e erërave të acarta që vijnë nga Siberia e që kanë pushtuar pjesën më të madhe të Europës, duke sjellë temperatura të acarta, por që fatkeqësisht kanë marrë edhe të paktën 4 jetë njerëzish.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al