Dolly Parton shprehet se pandemia koronavirus është një mësim nga Zoti. Ikona e muzikës shpërnda mesazhin me anë të një videomesazhi të publikuar në internet.
Ajo qëndron pranë shkallëve të shtëpisë dhe fillon të këndojë: “Duke ngjitur shkallët në parajsë sepse ky virus na ka frikësuar të gjithëve.”
Ndërsa më pas shtoi: “Unë mendoj se Zoti është pas kësaj. Mendoj se po përpiqet të na mbajë në dritë që të shohim veten dhe njëri-tjetrin në përmes syve të dashurisë dhe shpresoj ta marrim atë mësim. Mendoj se kur e gjitha kjo të kalojë do jemi njerëz më të mirë.”
Parton shtoi se është pozitve pavarësisht negativitetit.
“Ruajeni besimin dhe mos u frikësoni. Do shkojë mirë, Zoti na do,”- këshilloi këngëtarja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al